Presidenti i Napolit qeshë me ftesën për Superligën Evropiane

Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis mohon se JP Morgan e ka ftuar Napolin të marrë pjesë në Superligën Evropiane.

JP Morgan do të financojë të ashtuquajturën Superligë, dhe sipas Il Corriere dello Sport, përfaqësues nga banka amerikane e investimeve kanë kontaktuar Napolin për t’i kërkuar atyre të bashkohen në garën e re.

Sidoqoftë, Presidenti i Partenopeit, Aurelio De Laurentiis mohoi që klubi të ishte ftuar.

“JP kush? Unë isha duke fjetur mbrëmë”, shkroi ai në Twitter.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez tha mbrëmë: “12 klubet themeluese janë ato që kanë më shumë rëndësi për sa i përket argëtimit. Klube të tjera, të tilla si Napoli ose Roma, do të kenë një shans për t’u bashkuar në garë një vit ose një tjetër. ”

Napoli aktualisht është i pesti në tabelën e Serie A, dy pikë prapa Juventusit në vendin e katërt dhe me shtatë ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit së Serie A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *