Tiki-taka e Barçës, 60 pasime për t’u shënuar goli i katërt ndaj Bilbaos – video

Barcelona mbrëmë fitoi trofeun e Copa del Rey duke e mposhtur Athletic Bilbaon me rezultat 0-4 dhe ky njëherit ishte edhe trofeu i parë për skuadrën e Ronald Koeman derisa mbetet në luftë për titullin e La Ligas së bashku me Atletico Madridin dhe Real Madridin.

Ishte një paraqitje shumë e mirë “Blaugranëve” me paraqitje të shkëlqyera nga De Jong e Lionel Messi.

Mesfushori holandez bëri dy asistime dhe një gol kurse sulmuesi argjentinas shënoi dy gola në stilin e tij.

Ajo që po habitë të gjithë adhuruesit e futbollit është mënyra se si Barcelona erdhi deri te shënimi i golit të katërt nga Lionel Messi.

Në fakt, videoja e cila po qarkullon nëpër rrjetet sociale tregon se lojtarët kompletuan hiç më pak se 60 pasime deri tek goditja e topit nga Leo Messi që përfundoi në rrjetë.

Ja video e plotë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *