Manchester United nuk gabon në “Old Trafford”, triumfon përballë Burnleyt dhe “blindon” vendin e dytë

Manchester Unitedi ka regjistruar fitoren e radhës në Premierligë ndaj Burnleyt, në kuadër të javës së 32-të.

“Djajtë e Kuq” fituan 3:1 ndaj Burnleyt në stadiumin “Old Trafford”, raporton Demokracia.com.

Katër golat e shënuar u arritën në pjesën e dytë të takimit me Greenwoodin që hapi llogarinë vetëm tre minuta pasi filloi fraksioni i dytë.

Tarkoëski barazoi shifrat vetëm dy minuta më vonë, ndërkohë që i njëjti futbollist, Greenwood e riktheu avantazhin e Unitedit gjashtë minuta para fundit të kohës së rregullt.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes sulmuesi, Edinson Cavani që realizoi në minutën e tretë shtesë.

Manchester Unitedi me këtë fitore shkon në kuotën e 66 pikëve dhe zë vendin e dytë në tabelë, ndërkaq Burnley është i 17-ti me 33 të tilla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *