Tifozët e Llapit i thanë se nuk është i mikpritur në Podujevë, Egzon Sinani me një përgjigje epike për ta

Superliga e Kosovës në futboll sa shkon e bëhet më e zjarrtë.

Skuadra e Ballkani ka shënuar fitore të madhe kundër Llapit me rezultatin 1-0.

Golin e vetëm në ndeshje e realizoi mesfushori, Blend Baftiu.

Në një moment të ndeshjes ka pasur edhe përplasje fizike, teksa gjyqtari kryesor, Besfort Kasami, nga kjo përplasje ndau dy kartona të kuq.

Pas ndeshjes kanë reaguar edhe tifozët e Llapit, “Legjendat”, të cilët mbrojtësin e Ballkanit, Egzon Sinanin, e kanë shpallur si të padëshiruar në Podujevë, në vendlindjen e tij.

Reagimi i plotë nga “Legjendat” (pa ndërhyrje):

“Egzon Sinani nuk je i mireëpritur neë qytetin teënd teë lindjes

Sjelljet tua sot kundrejt klubit teënd teë vendindjes, sharjet e ofendimet nuk teë beëjneë teë mireëpritur tek ne.

Ti sot e tregove veteën se nuk ke karakter llapjani sepse peër ta nxereë bankeën e Ballkanit, vazhdove e i ofendove trajnereët e stafin e klubit ku u beëre i njohur”.

Kurse, futbollisti Sinani ka komentuar në këtë postim duke shkruar: “Unë edhe kur jam kanë lojtar i Llapit s’jam kanë i mirëpritur nga ju. Mirë ish kanë me ma kallxu emrin se që sa jam ka të shënoi në mesenger”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *