Neymar tregoi klasin me një driblim fantastik ndaj De Bruyne, por përfundoi në tokë pas ndërhyrjes

Sulmuesi brazilian, Neymar tregoi klasin e tij në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Paris Saint-Germain kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Gjatë 45 minutave të parë në Parc des Princes, ish-sulmuesi i Barcelonës demonstroi aftësinë e tij.

Njëra nga lëvizjet më të mira ishte padyshim një driblim fantastik ndaj belgut Kevin de Bruyne.

Lëvizja erdhi brenda pjesë-fushës së PSG-së, me Neymar që preku lehtë topin dhe e futi në mes të këmbëve të De Bruyne, para se ky i fundi ta rrëzonte me faull.

Pjesa e dytë ishte shumë frustruese për brazilianin, i cili u ndëshkua për një faull në Ruben Dias në buzë të zonës së rreptësisë së Cityt.

Neymar ishte i përfshirë në një numër bisedash me gjyqtarin Felix Brych ndërsa ai u përpoq të merrte vendime për të shkuar në favor të PSG. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *