Talenti shqiptar u prezantua te skuadra e njohur spanjolle

Kleandro Lleshi është prezantuar zyrtarisht sot si blerja më e re e skuadrës së Recreativo Huelva.

Djaloshit iu dha mundësia që të debutonte që ditën e tij të parë në Kupën e Mbretit, duke luajtur pak minuta në ndeshjen kundër Osasunës, pasi dokumentacioni kishte mbërritur në kohë nga Leganes që zotëron kartonin e tij.

“Të gjithë lojtarët do të ishin të lumtur që të vinin në një klub kaq të madh sa Recreativo. Unë pashë një mundësi të mirë për të ndihmuar ekipin dhe që ekipi të më ndihmoj mua. Jam i ri dhe kjo është një kategori ku mund të luaj futboll rregullisht”, ka thënë Lleshi.

“Ndaj Osasunës u ndjeva mirë, tifozët më pritën mirë dhe i falënderoj. Morali i ekipit është i lartë dhe duam të marrim sa më shumë pikë që të mundemi për të arritur play-off e nëse kemi fat, të ngjitemi më lart. Zbritjen në kategorinë e tretë nuk e shoh si një hap mbrapa, por si një hap të mirë para, pasi ky është Dekani i futbollit spanjoll dhe të gjithë lojtarët e moshës time do të dëshironin të luanin këtu, është një klub i madh dhe shumë profesionist”, tha Lleshi për firmën e tij te Recreativo Huelva, që është klubi më i vjetër i futbollit në Spanjë dhe të gjithë e quajnë “Dekani”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *