Sarri – Ronaldo, trajneri italian me deklatatën e vitit

Ronaldo-Sarri

Tiano

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, ka lëshuar një batutë të fortë në lidhje me Cristiano Ronaldon. Tekniku italian ka shprehur gjithë vlerësimin e tij për mamanë e portugezit, Maria Doloresin, që ka lindur një fëmijë si yllin i bardhezinjëve.

“Ronaldo është fantastik në këtë moment dhe po shënon në mënyrë impresionuese. Ai është një kampion, një nga më të mirët e historisë dhe do të ishte e rëndësishme për ne që ta ndihmonim të tonte topin e gjashtë të Artë. Do të na bënte ne të lumtur”, ka thënë Sarri.

“Nuk mund të marr merita për gjendjen e tij momentale. Duhet t’i jepni merita vetëm mamasë së tij që ka krijuar një specie të tillë”,  tha numri një i Juventusit.

Sarri duket se po shijon versionin më të mirë të Ronaldos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *