Super derbi i Anamoravës luhet sot, Drita dhe Gjilani premtojnë spektakël në fushë

Superliga e Kosovës vjen sot me dy ndeshje fantastike.

Derbi i ‘zjarrtë’ i Anamoravës zhvillohet sot, pavarësisht që jo me hijeshinë që ishim mësuar ta shohim dikur, kjo për shkak të kushteve infrastrukturore.

Dy ekipet nga qyteti i njëjtë, përballen sot në kuadër të javës së tetë në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita vjen në këtë derbi pas tri fitoreve radhazi, kurse Gjilani u rikthye tek fitoret në ndeshjen e kaluar ndaj Prishtinës.

Kjo ndeshjes starton nga ora 15:00, kurse takimi tjetër zhvillohet në Skenderaj, atje ku përballen Prishtina dhe Feronikeli ’74.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *