Edon Zhegrova ka folur pas fitores së Kosovës ndaj Irlandës, duke e cilësuar ndeshjen të vështirë dhe duke theksuar se tash fokusi është te Austria.
“E prisja të ishte ndeshje shumë e vështirë, sepse Irlanda ka shumë cilësi. E kemi studiuar mirë gjatë javës dhe tash fokusi është te Austria”, deklaroi Zhegrova.
Ai u shpreh i lumtur me fitoren, ndërsa tregoi se kishte diskutuar me trajnerin për të qenë titullar.
“U mundoja të gjeja hapësira me kualitetin tim, por në fund fitorja më bën të lumtur. Kam biseduar edhe me trajnerin dhe kam qenë i gatshëm të luaj nga fillimi. Shpresoj të vazhdoj kështu.”
Për ndeshjen e radhës, Zhegrova është i qartë: Kosova synon fitoren.
“Tash do ta studiojmë Austrinë në ditët në vijim dhe shkojmë për fitore!” ????????