Shkëmbi: Merituam tre pikët ndaj Llapit, komplimente lojtarëve për paraqitjen

Ballkani e ka fituar derbin e javës së 31-të ndaj Llapit, duke vazhduar kështu edhe kryesimin në tabelë.

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin e qytetit në Suharekës përfundoi me rezultatin 1-0.

Golin e vetëm dhe të tre pikëve për skuadrën vendase e shënoi Blend Baftiu.

Trajneri i suharekasve, Bledi Shkëmbi, pas ndeshjes për mikrofonin e “Art Sport” u shpreh:

“Jam i kënaqur me fitoren e arritur. Komplimente lojtarëve për paraqitjen ndaj një kundërshtari që ka ekip të mirë. Ka qenë e vështirë, është ekip që ka shumë taktika brenda lojës. Për fat të mirë arritën të bëjmë maksimumin dhe shënuam një gol. E dimë shumë mirë që nuk ka mbaruar akoma asgjë. Mendoj që të gjithë kundërshtarët janë të rrezikshëm. Javën e ardhshme kemi lojë të vështirë me Drenicën. Të gëzohemi sot dhe të përgatitemi për ndeshjen e radhës”, tha Shkëmbi.

Ballkani është lider në tabelë me 67 pikë, një më shumë se Prishtina dhe dy më shumë se Drita.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *