Renditja tabelare në Superligën e Kosovës, vazhdon gara e “zjarrtë” për titullin e mbijetesën

Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Prishtina ka triumfuar ndaj Trepçës ’89 me rezultat 3 me 1.

Krasniqi shënoi golin e parë për skuadrën nga kryeqyteti, kurse Leotrim Kryeziu shënoi dy golat e tjerë për skuadrën e Zekirja Ramadanit.

Në anën tjetër, Arbnor Muja shënoi golin e vetëm për Trepçën ’89.

Drita nuk arriti më shumë se një barazim ndaj Besës në Brestovik. Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 1 me 1.

Me barazim u përmbyll edhe ndeshja në mes Gjilanit dhe Drenicës.

Ballkani në anën tjetër triumfoi ndaj Llapit me rezultat 1 me 0.

Blendi Baftiu shënoi golin e fitores për skuadrën e Bledi Shkëmbit.

Ishte një ndeshje shumë e rivalizuar që prodhoi edhe përplasje dhe përleshje mes dy skuadrave në pjesën e parë .

Pas këtyre ndeshjeve kjo është rendijta tabelare në Superligë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *