Shqipëria ka zhvilluar tri ndeshje kualifikuese për Botërorin “Katar 2022” gjatë muajit mars.
Në tri takimet e para, kuqezinjtë kanë shënuar dy fitore duke mposhtur Andorrën dhe San Marinon, mirëpo ka qenë larg me lojën e treguar në fushë përballë këtyre dy ekipeve modeste.
Në qoftë se ekipi Kombëtar i Shqipërisë kualifikohet për në botërorë atëherë i pret një çmim kogja i volitshëm si shpërblim nga FSHF.
Në rast të kualifikimit historik për në Botërorin “Katar 2022”, shpërblimi do të kap vlerën e rreth 3 milion euro.