Rudiger pranë largimit nga Chelsea, po kërkohet nga kjo skuadër

Pasi ishte lënë jashtë për ndeshjen derbi kundër Liverpoolit, Rudiger nuk është pjesë e planeve të Lampard edhe në Kupën Carabao, ku Chelsea takohet me Barnsley, të mërkurën mbrëma.

Kjo ka bërë që të duket gjithnjë e më e mundshme që lojtari gjerman të largohet nga ‘Stamford Bridge’, para mbylljes së afatit kalimtar më 5 tetor.

PSG janë të interesuar për transferimin e qendër mbrojtësit gjatë këtij afati.

Një huazim prej një sezoni duket skenari më i mundshëm për Rudiger.

27 vjeçari Rudiger te Chelsea është transferuar në vitin 2017, nga skuadra e Romës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *