Gentjan Mezani: Përgjigje e mirë pas humbjes në Drenas, ja si e aktivizova Musollin sot!

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij në takimin ndaj Llapit sot.

Ai theksoi që kjo ishte përgjigje e mirë pas humbjes ndaj Feronikelit 4:0.

“Një fitore e madhe, fitore e merituar. Futbollistët edhe sot nuk kanë luajtur ashtu sic ne duam të luajmë. Përsëri kanë bërë gabime, por janë të kuptueshme”, deklaroi Mezani për Art Sport.

“Ishte një përgjigje e mirë e skuadrës pas humbjes nga Feronikeli. Përgjithësisht luajtëm mirë dhe luftuam shumë”.

“Musolli ka luajtur pa asnjë stërvitje. Ai ka ardhur sot direkt në ndeshje. Mendoj që është një futbollist që do ta rritë cilësinë e futbollit kosovar. Edhe neve sigurisht që do të na ndimojë shumë”, shtoi Mezani.

Gjilani humbi edhe një penallti në këtë ndeshje pranë rezultatit 0:0 me Fiton Hajdarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *