Rrëfimi interesant i Paulo Dybalas: Nuk më rritet mjekra, kam shumë fanella dhe blej edhe në ankande, me prejardhje jam polak

Kundër Lazio ai u fut në lojë në vend të Cristiano Ronaldos në fund, por një top i gabuar bëri që vendasit të shënonin pastaj.

Sulmuesi argjentinas ka dhënë një intervistë për “Vanity Fair”, ku ka shpjeguar disa gjëra interesante nga jeta e tij.

“Problemi është se mjekra ime (qimet e fytyrës) thjesht nuk rritet. Sytë e mi janë të gjelbër, edhe pse e dashura ime thotë se janë të kaltër. Unë i kam marrë këto sy (ngjyrën) nga gjyshi im (nga babai)”.

“Ai vdiq kur unë isha 4 vjeç, por në familje flitet shumë për të. Posa arriti në Amerikën e Jugut (nga Polonia), ai fjeti dy javë në një fushë gruri. Gati sa nuk vdiq atje, para se të shpëtohej nga disa fermerë”, tregon Dybala për prejardhjen polake.

Dybala ka një pasion të madh për ankandet shpesh shpenzon shuma të mëdha parash për fanellat e futbollit, që i mban në arkiv, ku thotë se ka me qindra.

“Unë mbledh vetëm fanella të futbollit, kam qindra të tilla. Ato që shkëmbejmë në fund të ndeshjeve, plus ato që i porosis te shokët e mi të skuadrës, kur luajnë jashtë”.

“Për të mos përmendur uniformat që blej në internet. Një fanellë e Del Piero në ankand më shpëtoi për pak. Po kështu një fanellë e Maradonës, që e veshi në një ndeshje kundër Brazilit, të cilën dikush tjetër pranoi ta blinte më shtrenjtë se unë”, tregon Dybala.

Edhe pse është në lidhje prej kohësh, me Oriana Sabatinin, një modele dhe aktore argjentinase, ai thotë se nuk e mendojnë njëherë martësen.

“Oriana më bën që të hapem, se jam tip i mbyllur. Ajo mi tregon gjërat në një mënyrë tjetër, çdo ditë”.

“Ne komunikojmë shumë dhe bëjmë shumë gjëra së bashku. Përveç divanit në mbrëmje, kur shohim një film, ajo gjithmonë do të donte të përqafohej, ndërsa unë pak më pak. A do të martohesh me të? Më vonë”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *