Rikthimi i McGregor në ring, kreu i UFC i vë vulën me deklaratën e fundit

Lajme jo të mira për të gjithë fansat e UFC. Ish-kampioni i këtij sporti, Conor McGregor, nuk ka gjasa të rikthehet në ring. Këtë lajm e ka konfirmuar pikërisht presidenti i UFC, Dana White, i cili thekson se irlandezi është tërhequr nga ndeshjet.

“Jo, Conor nuk do të ndeshet më. Ai është tërhequr”, ishin fjalët e presidentit për “ESPN”. Mesa duket White është i bindur për vendimin e McGregor dhe nuk ka bërë asnjë negociatë për rikthimin e tij.

Boksieri është shprehur se nuk ndien më kënaqësi të duelojë dhe nuk e shikon më të arsyeshme të kthehet në ring. E gjithë ftohja mes palëve filloi mbas janarit, kohë kur UFC nuk po i gjente kundërshtar Conorit. Më pas shpërtheu pandemia dhe 31-vjeçari mori vendimin për të dalë në pension.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *