Griezmann dhe Messi përplasen në stërvitje, ndërhynë trajneri për t’i ndarë

Siç duket klubi i Barcelonës nuk është duke kaluar momente të mira as brenda skuadrës.

Sipas raportimeve të bëra nga mediumi spanjoll “Diario Gol”, është treguar që Griezmann dhe Messi gjatë stërvitjeve kishin një përplasje mes tyre.

Po ashtu është treguar që në këtë përplasje kishte ndërhyrë për ta qetsuar Messin dhe Griezmannin, trajneri dhe futbollistët e tjerë.

Arsye për zënkën e tyre raportohet që ishte mungesa e pasimeve të Messit për Griezmannin në ndeshjen kundër Leganesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *