15 gola në 16 ndeshje, Bayern Munchen kërkon “Lewandowskin” nga Kosova

Kampionët e sapo shpallur në Bundesligë janë në kërkim të sulmuesit të talentuar, Fisnik Asllani.

Asllani, një sulmues i talentuar ka bërë për vete shumë klube të njohura gjermane, ndër to edhe gjiganti Bayern Munchen.

Agjenti i tij, Kadir Özdogan ka konfirmuar interesimin e katër klubeve të Bundesligës për shërbimet e 17 vjeçarit.

“Hoffenheim, Schalke, Hertha dhe Bayerni janë të interesuara. Klubi i ardhshëm i Asllanit do të jetë njëri nga këto. Për fat të keq nuk do të jetë Union Berlini”.

Asllani, i lindur në Berlin ka zhvilluar 16 paraqitje për Union Berlinin në Bundesligën U17, ku ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar 7 asistime.

Ai ka dy shtetësi, atë gjermane dhe kosovare ndërkohë ende nuk është deklaruar se për cilen kombëtare seniore do të luaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *