Real Madridi ka barazuar si vendës kundër Osasuna në Santiago Bernabeu në ndeshjen e xhiros së shtatë të La Ligës spanjolle.
Ndeshja përfundoi me rezultat 1:1, me të cilën Reali ia dorëzoi kryesimin e tabelës Barcelonës, e cila ka të njëjtin numër pikësh, por gol diferencë më të mirë.
Shënues për Realin ishte Vinicius, ndërsa Osasuna mori një pikë nga Kike Garcia.
Vinicius i dha epërsinë Realit në minutën e 42-të. Braziliani u gjend në pozicionin e tij të zakonshëm në krahun e majtë nga ku donte të harkonte me këmbën e djathtë, por trajektorja e topit mashtroi portierin Sergio Herrera dhe pasi u hodh përfundoi në rrjetë.
Me rezultatin 1:0 për mikpritësin e favorizuar erdhi koha e pushimit dhe situata në tabelë nuk ndryshoi deri në minutën e 50-të, kur Kike Garcia barazoi shifrat në 1:1.
Dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes Karim Benzema nuk arriti të shënojë nga penalltia.
Pak minuta më vonë, Benzema tronditi rrjetën, por goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Javën e ardhshme Reali pret Shakhtarin në Ligën e Kampionëve dhe më pas ka një vizitë në ligë te rivali i qytetit Getafe.