Rashica mund të paraqitet ndaj Schalkes

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica pritet të jetë në dispozicion të trajnerit të Werder Bremenit, Florian Kohfeldt për ndeshjen ndaj Schalkes, kanë njoftuar të martën mediumet gjermane.

Rashica është stërvitur të martën me pjesën tjetër të ekipit dhe nuk ka shfaqur ndonjë problem, gjë që i ka dhënë shpresë Werderit se ai mund të jetë i gatshëm për Schalken. Dueli mes Werderit dhe Schalkes zhvillohet të shtunën në kuadër të xhiros së dytë të Bundesligës.

Rashica mungoi në ndeshjen e parë, pasi ishte lënduar në ndeshjen mes Kosovës dhe Moldavisë në kuadër të Ligës së Kombeve. Ai po ashtu po pret për një transferim nga Werderi.

“Rashica ka pasur një seancë intensive me trajnerin atletik të hënën kurse të martën ka stërvitur me ekipin dhe do të përcjellim situatën e tij ditëve në vijim”, ka thënë Clemens Fritz, zyrtar i Werderit. Sulmuesi kosovar pritet të largohet nga ekipi gjerman gjatë këtij afati kalimtar por Werderi për ta lënë të lirë 23-vjeçarin po kërkon të paktën 20 milionë euro dëmshpërblim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *