Man Utd kualifikohet në raundin tjetër të Kupës Carabao

Djajtë e Kuq mposhtën në udhëtim me rezultat 0:3 skuadrën e Luton Town, që bën gara në Championship.

Luton kishte mungesa të shumta këtë takim, dhe pothuajse startoi me tërë ekipin e dytë, por u eliminuan falë disa episodeve të caktuara.

Juan Mata (44′) nga penalltia i dha së pari epërsinë mysafirëve, derisa Marcus Rashford (88′) dyfishoi rezultatin, kurse Mason Greenwood (90+2′) vulosi kualifikimin e skuadrës së tij.

Në raundi e katërt, United pret fituesin e ndeshjes Preston – Brighton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *