18 vjet pas, Sergio Ramos është rikthyer ta veshë fanellën e Sevillas, derisa ishte titullar dje në sfidën e andaluzianëve kundër Las Palmas.
Qendërmbrojtësi spanjoll e udhëhoqi skuadrën e Mendilibar për herë të parë në këtë sezon dhe pas lojës i komentoi emocionet që i pati përmes mikrofonit të Movistar.
“Kam ndier emocione të forta si në ditën kur kam ardhur këtu. Më bën të lumtur që u takova sërish me njerëzit e mi, me tifozët e mi, me shtëpinë time. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë dhe nuk ka mënyrë më të mirë se ta bësh këtë me një fitore. Shpresoj që është veç fillimi i një gjëje të mirë”, deklaroi Ramos pas lojës.
“Në fillim kisha dyshime se si do të më prisnin, por në ditën tjetër kur i bëra vizitat mjekësore, iu thash njerëzve të mi se tash mund të vdes i qetë dhe i lumtur. Kam parë zotnillëk dhe mikpritje, kjo është ajo për të cilën kisha nevojë”, përfundoi futbollisti spanjoll, i cili pasi ishte larguar nga Sevilla kishte luajtur me sukses në Real Madrid, ndërsa e pati një eksperiencë dëshpëruese dyvjeçare në Paris Saint-Germain.