Puthja aksidentale e Ronaldos dhe Dybala gjatë festimit të golit

Paulo Dybala dhe Cristiano Ronaldo të dy luajtën mirë kundër Parmës mbrëmë, veçanërisht ky i fundit, pasi shënoi dy gola për ta vendosur rezultati përfundimtar në 2:1.

Cristiano Ronaldo ishte më meritori për fitoren e Juventusit kundër Parmës në kuadër të Serie A.

Ronaldo shënoi dy golat e vetëm në fitoren e Juventusit me rezultat 2:1. Ylli portugez së bashku me Dybalën kanë formuar një dyshe të frikshme në sulmin e “Zonjës së Vjetër”.

Gjatë festimit të golit të dytë të Juventusit, Ronaldo dhe Dybala u puthën aksidentalisht në buzë, në tentim për t’u përqafuar.

Tashmë video e futbollistëve është bërë virale në internet, pas puthjes aksidentale të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *