Mustafi: Tifozët e Arsenalit nuk duhet ta shikojnë tabelën

Shkodran Mustafi ka deklaruar se tifozët e Arsenalit nuk duhet ta shikojnë tabelën, pasi forma do të përmirësohet dhe rezultatet do të vijnë, shkruan Insporti.com.

Mustafi që në ndeshjen e fundit ishte titullarë, në barazimin 1:1 me Shefield Ëednesday në Emirates Stadium.

“Mendoj se kur je i pari apo i dyti në ligë, ju gjithmonë dëshironi ta shikoni tabelën dhe e shijoni shikimin e tabelës, por unë mendoj që momentalisht nuk është e rëndësishme të shikohet tabela. Për ne është e rëndësishme vetëm të punojmë, të provojmë të bëjmë në stërvitje dhe në ndeshje gjërat që na thuhen nga trajneri”, ka deklaruar Mustafi.

Ish mbrojtësi i Evertonit ka bindur trajnerin Mikel Artetën dhe pritet të qëndrojë në Arsenal deri në fund të sezonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *