PSG-ja fiton në sekondat e fundit ndaj Lyonit, Messi vazhdon “agjerimin” – Shaqiri luan 80 minuta

Paris Saint-Germainit i ka takuar derbi i javës së gjashtë në Ligue 1 franceze.

Nënkampionët e Francës mundën me shumë vështirësi Lyonin 2-1 në “Parkun e Princave”.

Në këtë sfidë nga minuta e parë e deri në të 80-tën për Lyonin u aktivizua edhe futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Tre minuta më pak se Shaqa luajti Lionel Messi i cili ende nuk e ka gjetur golin e parë me fanellën e PSG-së.

Paqueta hapi serinë e golave në minutën e 54-të për Lyonin, për ta barazuar më pas Neymar në të 66-tën nga pika e bardhë e penalltisë.

Fitoren Paris Saint-Germainit ia siguroi Icardi që shënoi me ndihmën e Mbappes në minutën e dytë shtesë.

PSG-ja tani është lider i kampionatit me 18 pikë, ndërsa Lyoni renditet në pozitën e nëntë me tetë pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *