S’ka fitues në Torino, Juventusi vazhdon pa fitore – Milani dështon të bëhet lider

Është mbyllur pa fitues derbi i javës së katërt në kampionatin elitar të Italisë.

Juventusi dhe Milani kanë ndarë pikët duke luajtur 1-1 në “Allianz Stadium”.

“Zonja e Vjetër” ishte e para në avantazh qysh në minutën e katërt me golin e sulmuesit spanjoll, Alvaro Moratës.

Me rezultatin 1-0 u mbyll edhe pjesa e parë e takimit.

“Rossonerët” gjetën forcën në minutën e 79-të, me kroatin, Ante Rebic që realizoi me kokë pas harkimit nga këndi i Tonalit.

Ky rezultat nuk i konvenoi asnjërës palë, pasi Juventusi vazhdon të mbetet pa fitore dhe në zonën e kuqe me vetëm dy pikë.

Derisa edhe Milani dështoi të bëhej lider i Serisë A. “Kuqezinjtë” kanë 10 pikë dhe janë në vendin e dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *