​I nervozuar me vendimin, Messi nuk përshëndetet me Pochettinon

Ndeshja e dytë si titullar për Messin në Paris Saint-Germain, por kundër Lyon Pulga nuk ishte në gjendje të jepte më të mirën me fanellën e tij të re.

Përkundër dy mundësive të mira të shënimit (përfshirë një goditje dënimi të bukur, me topin që u përplas në kryqëzimin e shtyllave), Messi u largua nga loja pasi trajneri Maurucio Pochettino vendosi që në vend të tij ta inkuadronte Achraf Hakimin.

Dhe ndryshimi nuk duket të jetë vlerësuar i mirë nga argjentinasi. Messi u shfaq shumë i nervozuar, madje deri në atë masë sa ai nuk shtrëngoi duart me trajnerin e tij kur të dy ishin afër njëri-tjetrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *