Presidenti i PSG-së Al Khelaifi i vendosur për Lionel Messin

Skuadra e PSG-së përkatësisht presidenti i saj Naser Al Khelaifi, nuk e ka ndërmend të heq dorë nga përpjekjet për ta sjellë në kryeqytetin francez, futbollistin më të mirë në botë Lionel Messi.

Në Francë janë të sigurt se PSG-ja është duke e planifikuar sezonin e ardhshëm sportiv me prezencën e Messit, transmeton Messi.

Mediat raportojnë se drejtuesit kanë bindjen se argjentinasi do ta pranojë ofertën e tyre, pavarësisht se në Spanjë mendojnë krejt të kundërtën dhe janë optimistë për qëndrimin e Messit te Barcelona. E vërteta është që Leo nuk ka bërë asnjë lëvizje publikisht, por nuk dihet asgjë nëse ka dhënë fjalën për francezët në fshehtësi.

Barcelona nga ana tjetër po përpiqet që të transferojë Neymarin, edhe pse situata ekonomike nuk është aspak e favorshme për të bërë blerje të tilla.

Presidenti Naser Al Khelaifi i ka bërë presion klubit katalanas që të heqë dorë nga sulmuesi brazilian, sepse ai do të qëndrojë. “Nuk do të largohet Neymari. Janë lajme të pavërteta. Ai qëndron”, tha Al Khelaifi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *