Milani nuk ka durim më për Donnarumman, do të lejojë largimin e tij?

AC Milan do të lejojë largimin e Gianluigi Donnarumma sipas infromacioneve të fundit.

Sipas RMC Sport, portieri ndërkombëtar i Italisë nuk ka nënshkruar një zgjatje të kontrates me skuadrën nga kryeqyteti dhe tashmë Milani ka humbur durimin në të.

Donnarumma është i lidhur me një kalim të mundshëm në Juventus, por edhe Chelsea ka shprehur interesim të vazhdueshëm për të.

Javën e kaluar, tifozët e skuadrës e kishin thirrur në një takim, atje ku Donnarumma kishte dalur duke qarë në lot për shkak të presionit që kishte nga ata.

Tashmë duket që edhe drejtuesit më nuk kanë interesim për negociata të reja dhe një largim i tij mund të jetë shumë pranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *