Prej “Allianz Arenas” në rrugët e Berlinit si pastrues

Kevin Panenvitc ishte një nga lojtarët më premtues në Gjermani, por tani atë mund ta gjeni në rrugët e Berlinit me fshesë në dorë.

29-vjeçari nisi karrierën te Hansa Rostok në Bundesligën e dytë duke kaluar më pas tek Wolfsburgun, por karriera e tij mori fund shumë shpejtë pasi kishte probleme me peshën.

Tani ai punon si pastrues rrugësh në kryeqytetin gjerman dhe paguhet vetëm 1100 euro në muaj.

“Çdo ditë ngrihem në orën 4 të mëngjesit për të pastruar qytetin. Jeta ime është shumë ndryshe nga më parë.

Kjo më mjafton për të ushqyer familjen”, tha ish-lojtari gjerman. Ai e mbylli karrierën në vitin 2019 me Karl Zais Jenan që bënë pjesë në kategorinë e katërt në Gjermani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *