Messi, vjen lajmi i mirë pas humbjes ndaj Granada-s

Në orët e kaluar ka humbur mundësinë për të marrë kreun e La Liga-s kundër Granada-s. Megjithatë, për Leo Messi-n mund të ketë një lajm të mirë: shumë shpejt do të vaksinohet kundër Covid-19.

Siç ka bërë të ditur TV3, Pleshti dhe pjesa tjetër e kombëtares së Argjentinës priet të marrë shumë shpejt vaksinën kineze kundër coronavirus-it për të marrë pjesë në Kupën e Amerikës që do të zhvillohet këtë verë.

Konfederata amerikanojugore e futbollit ka vënë disa rregulla të caktuara për pjesëmarrjen në kompeticionin për kombëtaret:

“Vaksina na jep mundësin t’i mbrojmë të gjithë. Skuadra nuk është e formuar vetëm nga futbollistët. Të gjithë do të kenë mundësinë të vaksinohen”, ka thënë presidenti i Comebol, Alejandro Dominguez.

Nga sa mësohet, Conmebol ka marrë që tani 50.000 doza të vaksinës Sinovak, edhe pse nuk është autorizuar akoma në Argjentinë. Për këtë arsye disa lojtarë argjentinas mund të zhvendosen në Uruguai për të marrë dozën e tyre.

Messi me shokë do të jenë të vaksinuar për të marrë pjesë në Kupën e Amerikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *