“Po ma fut përsëri”, zbulohet mesazhi i fundit që Messi i dërgoi Bartomeu-t

Cat Radio ka zbuluar mesazhin e fundit që Leo Messi i dërgoi ish-presidentit të Barcelona-s, Josep Maria Bartomeu.

Nuk është një sekret se argjentinasi donte të largohej nga katalanasnti në verën e 2019-ës pasi humbu besimin te projekti i klubit pas dështimit të tretë radhazi në Champions League, këtë herë një humbje 8-2 kundër Bayern Munich.

Problemet mes Leos dhe Bartomeut kanë filluar kur ky i fundit e gënjeu për Griezmann. Messi e ka pyetur nëse ishte e vërtetë se klubi kishte arritur një marrëveshje me Antoine dhe nëse kjo lëvizje do të bllokonte kthimin e mundshëm të Neymar.

Pavarësisht se Bartomeu i tha Messi-t se nuk kishte asnjë marrëveshje me francezin, zyrtarizimi i tij u bë vetëm pak ditë më mbrapa. Leo nuk pati më kurrë besim te Bartomeu nga ai moment dhe e përkufizoi atë si një “gënjeshtar të pandreqshëm”.

Pak muaj më mbrapa, pas turpërimit 8-2 kundër Bayern-it, pasi shtypi u informua në mënyrë anonime mbi takimin e argjentinasit me Messi-n (lajmet thonin se Messi ishte drejt largimit), Leo i dërgoi një mesazh të fundit presidentit:

“Po ma fut përsëri, dreqi e mori”.

Pesë dimë më vonë, Messi dërgoi në zyrat e klubit letrën e famshme me kërkesën e tij për t’u larguar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *