Cavani vazhdon ta fitojë respekti e fansave të United jo vetëm për golat, ai i doli në mbrojtje Greenwoodit që kishte mbetur në mes të lojtarëve të Romës

Manchester United është kualifikuar në finalen e Ligës së Evropës duke e mposhtur Romën në dy ndeshje me rezultat të përgjithshëm 8-5.

Kjo ka mjaftuar që ta rezervojnë një vend në Gdansk, ku do të përballen me Villarrealin.

Edinson Cavani që ka luajtur me Napolin dhe Paris Saint-Germain në këtë ndeshje shënoi dy gola.

Përkundër golave, uruguaiani bëri një tjetër gjest interesant, që është versuar shumë nga tifozët e klubit nga “Old Trafford”.

Cavani u vlerësua pasi mori një karton të verdhë, duke i dal në mbrojtje shokut të tij të skuadrës, Mason Greenwood, i cili kishte mbetur në mesin e dy lojtarëve të Romës.

Veterani e nori djaloshin dhe filloi konfrontimi vetë me mbrojtësit romak. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *