Pioli do të shkarkohet, ky do të jetë trajneri i ri i Milanit

Gjiganti italian, AC Milani pritet të bëjë serish ndryshim në bankinë.

Aktaulisht ekipin e udhëheq Sfetanoi Pioli i cili në tetor të vitit 2019 zëvendësoi Marco Giampaolo.

Lajm i bujshëm vjen nga Italia, ku thuhet se kuqezinjtë kanë gjetur trajnerin e ri në rast se Stefano Pioli nuk arrin ta kualifikojë skuadrën në Champions, në fund të këtij sezoni.

Sipas të përditshmes “Gazzetta dello Sport”, drejtori Paolo Maldini po studion terrenin për të mos u kapur në befasi në rast se Pioli dështon në mbylljen e kampionatit brenda katër vendeve të para.

Mes kandidaturave të shqyrtuara nga drejtori teknik, spikat emri i Maurizzio Sarrit, i cili është pa punë që prej vitit të kaluar kur u largua nga Juventusi, ndonëse vazhdon të paguhet nga bardhezinjtë, me të cilët nuk ka gjetur një kompromis për prishjen e kontratës së nënshkruar në verën e vitit 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *