Krerët e FFK-së u pritën nga ministri Xhelal Sfeçla

Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu janë pritur sot nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla. Gjatë këtij takimi u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet këtyre dy institucioneve në vazhdimësi.

Presidenti Ademi e uroi ministrin Sfeçla për marrjen e detyrës, teksa e falënderoi atë për gatishmërinë e kësaj ministrie për ta mbështetur futbollin me ekipet e Policisë në mbarëvajtjen e ndeshjeve, si në ato ndërkombëtare ashtu edhe në ato të nivelit të garave vendore.

Nga ana e tij, ministri Sfeçla u zotua se bashkëpunimi i deritashëm do të vazhdojë edhe në të ardhmen, derisa shprehu kënaqësinë që futbolli ka arritur t’i japë imazh të mirë vendit në arenën ndërkombëtare, duke uruar që sukseset të mos mungojnë as në të ardhmen.

Në fund, presidenti Ademi e nderoi ministrin Sfeçla me një fanellë të Kombëtares së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *