Pele reagon pasi u tha se Ronaldo i theu rekordin, nuk e pranon këtë vlerësim

Cristiano Ronaldo vazhdon të thyej rekorde, ndërsa sfida ndaj Udineses dukej se ishte historike për portugezin.

Ai arritur të shënojë një gol i cili ishte i 757 në karrierë si profesionist, duke kaluar edhe vetë “mbretin” e futbollit, Pelen.

Por Pele nuk pajtohet aspak me këtë fakt dhe ai në biografinë e profilit të tij zyrtar në rrjetin social “Instagram” ka postuar se është “Golashënuesi më i mirë në histori me 1283 gola”.

Pele këtë shifër e ka arritur edhe me turnetë miqësore të cilat në ato kohë nuk quheshin sfida zyrtare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *