Patrik Schick synon një rekord historik me kombëtaren e Çekisë

Sot zhvillohen dy çerekfinalet e tjera në Kampionatin Evropian.

Çekia dhe Danimarka do të përballen në ndeshjen e parë të ditë e cila fillon në ora 18:00.

Të dy kombëtaret kanë befasuar për të mirë në këtë këtë edicion të Kampionatit Evropian, duke zhvilluar paraqitje fantastike.

Sulmuesi i Çekisë, Patrik Schick synon një rekord historik me këtë kombëtare. Ai është golashënuesi i dytë më i mirë në histori të kësaj kombëtarje në Kampionatin Evropian me katër gola dhe me një gol sonte do ta barazonte golashënuesin më të mirë, Milan Baros.

Në rast se ai shënon dy gola, atëherë do të bëhej golashënuesi më i mirë në histori të Republikës së Çekisë në Kampionatin Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *