Formacioni i frikshëm i PSG për edicionin 2021/22 me gjashtë transferime të bujshme

Paris Saint-Germain është duke tentuar që të ndërtojë një super skuadër për edicionin e ardhshëm.

Skuadra franceze tashmë ka siguruar disa lojtarë të rinj, mirëpo nuk dëshiron të ndalet me kaq.

Lojtari më i ri që pritet t’i bashkohet klubit nga Parisi është Sergio Ramos që u larguar si lojtar i lirë nga Real Madridi.

Por, prurje të reja pritet të jenë edhe Gianluigi Donnarumma e Achraf Hakimi, derisa tashmë kanë transferuar Georginio Wijnaldumin si të lirë nga Liverpooli.

Një tjetër synim i tyre janë Paul Pogba dhe Cristiano Ronaldo, që nuk janë të kënaqur te Manchester United, respektivisht te Juventusi.

Me këtë skuadër, PSG do të kishte gjashtë transferime të reja, mirëpo edhe yjet që nuk mund të anashkalohen, si Neymar e Kylian Mbappe. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *