Nuk ka kohë për pushim, ky do jetë rivali tjetër i Kosovës pas dy ditësh

Dy humbjet radhazi kundër Maqedonisë së Veriut në udhëtim si dhe Sllovenisë në shtëpi kanë lënë një shije të hidhur në Kombëtaren e Kosovës dhe kjo u tregua edhe një deklarata e trajnerit Bernard Challendes dhe lojtarëve në konferencën për medie.

Por, tani nuk ka kohë për të vajtuar situatën e krijuar, pasi me 14 tetor, Kosova do të ballafaqohet me Greqinë në udhëtim.

Greqia është një tjetër rival i vështirë pasi kryeson grupin me 7 pikë të mbledhura, aq sa ka edhe Sllovenia në vendin e dytë.

Ndërsa grupin e mbyllin Kosova dhe Moldavia me vetëm nga një pikë.

Ndeshja zhvillohet nga ora 20:45.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *