Ish-futbollisti i Kosovës: Ylli i Superligës është dashur të ftohet nga Challandesi

Përfaqësuesja e Kosovës e ka pësuar humbjen e radhës, derisa sonte është përballur me Slloveninë në kryeqytet.

“Dardanët” e drejtuar nga Bernard Challandes nuk e kanë harruar humbjen nga Maqedonia e Veriut, derisa sonte janë mposhtur edhe nga Sllovenia.

Në ndeshjen e vlefshme për Ligën C të Ligës së Kombeve, “Dardanët” janë mposhtur me rezultat minimal, 0:1 nga sllovenët.

Pas ndeshjes së sontme, ish-mbrojtësi i Kosovës dhe anëtari i Feronikelit, Alban Pnishi ka thënë se për këto ndeshje është dashur të ftohet Mirlind Daku i Ballkanit.

“Mirlind Daku e ka merituar një ftesë nga Challandes pasi i ka shënuae 10 gola me Ballkanin. Nuk ishte Vedat Muriqi në këto ndeshje dhe ai ka merituar të ftohet”, ka thënë Alban Pnishi në “KTV”, përcjell “Zeri.info”.

I pyetur për ndonjë ftesë eventuale nga Challandes në këtë kohë, ai deklaroi:

“Konkurrenca është shumë e madhe dhe nuk pres që të ftohem momentalisht. Nëse ftohem gjithmonë jam gati”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *