Nuhiu flet për fitoren ndaj Llapit dhe komenton ndeshjen e ardhshme me Ballkanin

Është mbyllur edhe dueli i xhiros së parë ndërmjet Dritës dhe Llapit i cili është zhvilluar sot pasi që ishte shtyrë disa herë për arsye të ndryshme.

Kampionët në fuqi kanë shënuar fitore të rëndësishme duke e mposhtur skuadrën llapjane me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm në ndeshje e ka shënuar mbrojtësi, Ardian Limani, pas një gabimi të portierit mysafir.

Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu.

“E kemi ditur që do të jetë ndeshje e vështirë ndaj Llapit. E kemi ditur që do të jetë ndeshje e luftuar shumë. Një ‘baravo’ e madhe për futbollistët të cilët më të vërtetë luftuan shumë duke e parë edhe fushën e cila po na vështirëson që të luajmë futboll të mirë. Më vjen mirë që shfrytëzuam një pakujdesi të kundërshtarit. Fokusi ka qenë te Llapit. Tashmë do të përgatitemi për ndeshjen e radhës kundër Ballkanit duke e analizuar shumë kundërshtarin”, tha Nuhiu për ‘Art Sport’

Drita është skuadra e vetme e cila po rri afër Ballkanit në klasifikim me 33 pikë të mbledhura pas katërmbëdhjetë xhirove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *