Batatina: Nuk u pa se kush është kampion, Drita apo Llapi

Është mbyllur edhe dueli i xhiros së parë ndërmjet Dritës dhe Llapit i cili është zhvilluar sot pasi që ishte shtyrë disa herë për arsye të ndryshme.

Kampionët në fuqi kanë shënuar fitore të rëndësishme duke e mposhtur skuadrën llapjane me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm në ndeshje e ka shënuar mbrojtësi, Ardian Limani, pas një gabimi të portierit mysafir.

Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina.

Sipas tij skuadra llapjane e ka dominuar gjatë gjithë ndeshjes ekipin e Dritës.

“Nga minuta e parë kemi dominuar skuadrën e Dritës e cila është kampione dhe në pozitën e dytë. Golin ia uroj portieri jonë i cili bëri gabim. Djemtë treguan karakter të fortë dhe luajtën shumë mirë. Nëse e shohim sot në ndeshje, nuk e kemi ditur a është kampioni Drita apo Llapi. Ndeshja tregon se cila skuadër ka dominuar gjatë gjithë ndeshjes. Nuk i kemi dhene hapësire Drites ne asnjë aspekt te na dominoj”, tha Batatina per ‘Art Sport’.

Llapi edhe më tutje mbetet në zonën e rrezikshme me vetëm 11 pikë të mbledhura pas pesëmbëdhjetë ndeshjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *