Nga Turqia: Tottenham do Muriqin në janar, gati 20 milionë euro!

Lëndimi i Harry Kane ka bërë që Tottenham të insistojë edhe më shumë për Vedat Muriqin.

Londinezët e kërkojnë medoemos prizrenasin në afatin kalimtar të janarit.

Sipas mediave turke, Spurs janë të gatshëm t’i paguajnë 20 milionë euro për 25 vjeçarin.

Nënkampioni evropian e ka vëzhguar vazhdimisht përfaqësuesin kosovar në muajt e fundit.

Tottenhami e do edhe Edinson Cavanin e Paris Saint-Germainit, i cili megjithatë duket më afër transferimit në Atletico Madrid.

Për momentin, Fenerbahçe po iu reziston ofertave pasi dëshiron ta mbajë Muriqin së paku deri në fund të sezonit.

Nëse jo në janar, atëherë gjatë verës që vjen, futbollisti kosovar mund të transferohet në Premierligë.

Muriqin ndërkohë e duan edhe në Itali, Spanjë e Francë.

Prizrenasi po shkëlqen në fanellën e Fenerbahçes dhe paraqitjet e tij kanë bërë që klubet e mëdha t’ia mësyjnë atij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *