Vizitat mjekësore kthehen makth, ja si Moses shmangu rastin Spinazzola (VIDEO)

Pasi ka mbërritur në Milano mëngjesin e ditës së martë me fluturim nga Londra, Victor Moses ka marrë “ok” nga Komiteti Olimpik Italian dhe më pas ka bërë vizita në Humanitas, sipas ritualit.

Tani kanë mbetur vizitat e fundit, ato që Spinazzola nuk bëri dy herë!

Në Sunning Center, ish-futbollisti i Fenerbahces, që vjen në huazim nga blutë me të drejtë blerje për 10 mln euro.

Nigeriani do të fitojë 1.3 mln euro deri në qershor, por nëse bind dhe mbahet, rinovon për tre vite me rrogë 3 mln euro në sezon.

Lojtari fillimisht kreu vizitat në Londër, pasi vjen nga një dëmtim dhe kishte frikë mos ndodhte si me Spinazzola-Inter, referon “Sky Sport”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *