Ish basketbollisti i NBA-së, West rrahet në rrugë

Ish basketbollisti amerikan, Delonte West është rrahur në rruga nga një person i pa identifikuar ende nga autoritet e sigurisë, shkruan Insporti.com.

Rrahja e West është bërë virale në rrjetet sociale, pasi është komentuar edhe nga basketbollistët që aktualisht luajnë në NBA.

Sipas West, atij i ishte afruar një person me armë, përderisa kishte qenë duke ecur rrugës.

Megjithatë, kur u pyet të japë më shumë detaje për incidentin, Delonte vazhdimisht thoshte: “Nuk më intereson”, para se të fillonte të ankohej për diçka që ishte e vështirë të merrej vesh.

West besohet se ka probleme mentale dhe kjo është arsyeja pse jeta e tij nga një milioner është shkatërruar.

Vlen të theksojmë se West ishte në lidhje me nënën e basketbollistit LeBron James, Gloria në vitin 2010, koha kur West dhe James ishin bashkëlojtarë në Clevland Cavaleirs. 

Majde, gjatë kohës sa ishte në lidhje me nënën e James, LeBron kishte rënie drastike të formës por tashmë kjo i takon të kaluarës, pasi James me LA Lakers këtë sezon është duke shkëlqyer.

Ai është parë në disa raste në rrugë duke ecur i zbathur dhe tashmë thotë se është i pa strehë. Kur ishte pyetur se a është Delonte West, ai kishte thënë: “Kam qenë ai, por s’po e jetoj më atë jetë”.

West ka zhvilluar karrierën në klubet si Boston Celtics, Cleveland Cavaliers, Dallas Mavericks dhe Seattle SuperSonics, Delonte West, duke fituar më shumë se 16 milionë dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *