Anthony Joshua mposhti në mënyrë spektakolare Robert Helenius me një goditje brutale në raundin e shtatë.
Nuk ishte ndonjë duel për t’u mbajtur mend, pasi që dy boksierët patën një start tejet të dobët në O2 Arena të Londrës.
Britaniku 33-vjeçar – i cili u vërshëllye nga fansat gjatë luftës – filloi të
tregonte më shumë se sa Helenius.
Joshua realizoi fitoren e tij të parë me ndërprerje në dy vjet e gjysmë, duke e rritur rekordin e tij në 26 fitore – me 23 ndalime – dhe tri humbje.
Finlandezi – i cili pranoi të boksonte kundër britanikut, ishte një zëvendësues i Dillian Whyte, me këtë të fundit që dështoi në testet për doping – humbet luftën e tij të pestë profesionale në 36 paraqitje.
ANTHONY JOSHUA SLUMPS HELENIUS IN THE 7TH
— ????ᴛʜᴇᴀʀᴛᴏꜰᴡᴀʀ???? (@TheArtOfWar6) August 12, 2023