Mourinho – Guardiola, derbi i fundjavës në Premier Ligë

Vikendi do të jetë i pasur me shumë ndeshje interesante, ku padyshim përballja mes Tottenham dhe Manchester Cityt në kuadër të Premier Ligës do të jetë ndër ndeshjet më të bukura që do të zhvillohen.

Jose Mourinho dhe Pep Guardiola takohen në një derbi në ligë, ku ekipi i Mourinhos është më lartë në tabelë, për të parën herë që nga takimi i tyre i fundit në kuadër të La Ligas, në ndeshjen mes Real Madrid dhe Barcelonës e cila kishte përfunduar 2:1 në favor të “Galaktikëve” të Mourinhos, në prill të 2012.

Tottenham Hotspur dhe Manchester City takohen këtë të shtunë në stadiumin “Tottenham Hotspur Stadium” me fillim nga ora 18:30 në kuadër të Premier Ligës angleze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *