“Messi tjetër jashtëtokësor nga Ronaldo”

Lionel Messi do të mbetet në Barcelonë për “një kohë të gjatë”, thotë Trincao, derisa e konsideron argjentinasin “tjetër jashtëtokësor” nga Cristiano Ronaldo.

Në një intervistë për Mundo Deportivo, ai ka thënë për Messin: “Mendoj se do të qëndrojë”.

“E shoh të qetë Leon në dhomat e zhveshjes me dëshirën për t’u stërvitur dhe mendoj se do ta shijojmë Leon në Barcelonë edhe për një kohë të gjatë”.

Ai më pas u pyet për të zgjedhur mes 33-vjeçarit dhe 35-vjeçarit.

Natyrisht, me njërin luan te Barça dhe me tjetrin te Portugalia, andaj për të, është e padrejtë të veçojë njërin prej tjetrit.

“Ata janë dy jashtëtokësorë të ndryshëm”, tha Trincao.

“Dy më të mirët në histori. Meqë edhe unë jam majtak, e dua Messin, por Cristiano është bashkëvendësi im, është bishë, fenomen, dhe do të ishte e padrejtë të them kush është më i miri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *