Morina tregon çelësin e suksesit te Arbëria dhe flet për takimin ndaj Gjilanit

Arbëria ka vazhduar me rezultate pozitive në Superligë, duke barazuar me Feronikeli pa gola.

Kryetrajneri i kësaj skuadre, Arbnor Morina, ka mbetur i kënaqur nga angazhimi i futbollistëve të tij dhe mendon se ky është pikërisht çelësi i këtij suksesi.

“Jam shumë i kënaqur me atë se çfarë po tregojnë djemtë nga dita e parë dhe nga ndeshja në ndeshje. Për shumicën e këtyre djemve është një eksperiencë e re dhe të gjitha përgëzimet, apo urime shkojnë për ta. Ne kemi ndërtuar një skuadër kompetitive dhe këta djem e kanë treguar deri më tani me seriozitet në angazhim dhe punë”, deklaroi Morina fillimisht për “Art Sport”.

Më pas ish-tekniku i Gjilanit u ndal të flas edhe për sfidën ndaj ish-skuadrës së tij pikërisht në xhiron e radhës, teksa theksoi se do të jetë një ndeshje tejet e vështirë.

“Një ndeshje e radhës ndaj një super super ekipi të përforcuar. Gjilani është një skuadër shumë e fortë, por ne do të vazhdojmë në këtë rrugë”,përfundoi Morina.

Skuadra e promovuar këtë sezon në Superligë, vazhdon të mbetet e pamposhtur edhe pas katër xhiros, duke kryesuar me tetë pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *