Messi e thyen heshtjen, ky është mesazhi i tij

Lionel Messi ka folur për SPORT duke thyer sërish heshtjen. Kapiteni i Barcelonës ka lëshuar mesazh uniteti për lojtarët dhe tifozët.

“Pas shumë mosmarrëveshjesh, dua t’i jap fund gjithçkaje. Ne duhet të jemi të bashkuar dhe të kuptojmë se më e mira do të vijë. Gabimet? Marr përgjegjësitë për gabimet e mia. Nëse quhen gabime janë bërë vetëm që ta bëjmë Barcelonën më të mirë dhe më të fortë”.

“Duhet të ecim në të njëjtën rrugë. Dua t’i çoj mesazh të gjithë fansave që duhet të na ndjekin. Në çdo moment dhe nëse janë të nervozuar apo të mërzitur me mua, duhet ta dinë se kam bërë gjithçka për të mirën e klubit”, tha ylli argjentinas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *